Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Tërheqja e teknikëve? Mos e torturoni Lulzim Bashën! Ai po fle!

ShkodraWeb 10 August, 2017
bazem
Nga Mero BAZE
Ka një vërshim kërkesash ndaj Lulzim Bashës, të cilat mbartin të gjitha pas vetes nga një konspiracion.
Të parët, më të zellshmit janë kritikët e tij brenda partisë, që i janë qepur në këto ditë gushti ta gjejnë ku është fshehur dhe ta sjellin në selinë e SHQUP. Arsyeja për ta nxjerrë nga strofkulla e vet, nuk ngjan shumë e motivuar, pasi Rama akoma nuk ka nisur me qeverinë e re, ndërsa qeveria aktuale është e koalicionit Basha- Meta. Nuk besoj se po të rrijë Basha tek selia dhe po të bëjë çdo ditë ndonjë deklaratë, zjarret nuk do të ndizen në pyje nga shqiptarët e papërgjegjshëm dhe as zjarrfikëset nuk do kenë më shumë sukses. Thjesht kjo është një verë, e cila nuk ka më temë politike për Lulzim Bashën. Ai i konsumoi dy betejat e tij. Në të parën e mundi Edi Rama në të dytën mundi Ed Selamin. Tani prania e tij në selinë e SHQUP në këtë pikë vape nuk vlen për asgjë, përveçse për opozitarët e tij, të cilët duan ta kapin mos thotë ndonjë gjë gabim. Dhe ai e ka zgjidh këtë problem. Nuk flet fare. Ka ikur me pushime në hall të vet.
Të dytët janë ata që i kërkojnë të heqë ministrat teknikë nga qeveria. Edhe për këtë çështje ka një tufë akuzash. E para është, që mos-tërheqja e ministrave ngjan si një përpjekje për t’i çuar sinjal Edi Ramës për bashkëqeverisje. Të tjerë ankohen se po u merr fushën e opozitës LSI-ja, a thua opozita emërohet këtë javë e nuk ndryshon. Të tjerë kanë hall se mos këta ministrat bëjnë ndonjë lek, meqë janë në pushtet.
Arsyetimi formal i Bashës është se, ministrat do të paraqesin një raport për zgjedhjet, por vetë Basha nuk ka bërë asnjë ankimim zyrtar për zgjedhjet.
Ajo që unë kuptoj, është se Basha e ka më bezdi se ata që e kritikojnë, këtë punën e ministrave teknikë. Ai i vuri me shpresë se do të fitonte, dhe tani i kanë ngel në dorë. Në filozofinë e tij, ai e urren të bërit një punë dhe nuk do as t’i heqë, as t’u thotë ikni, as t’i lërë aty, as t’u thotë bashkëqeverisni. Thjesht e ka bezdi këtë temë dhe nuk do ta zërë në gojë.
Fakti që e bezdis dhe nuk flet për këtë, duket se ka ngjallur dyshime dhe këmbëngulje përse ata nuk ikin. Ata nuk kanë ku të ikin. Nuk ka kush t’i shkarkojë. Nuk ka kush t’i zëvendësojë. Ata do t’i keni në qeveri deri më 9 shtator, kur të formohet qeveria e re.
Disa prej tyre e ndiej që kanë më shumë bezdi se vetë kritikët, pse janë ministra, por nuk kanë çfarë të bëjnë. Por mbi të gjitha, Lulzim Basha e ka bezdi t’ia përmendësh këtë temë, pasi i kujtojnë 25 qershorin, dhe akoma më keq, krekosjen e 18 majit, kur doli si fitimtar nga negociatat me Edi Ramën. T’i kërkosh në këtë vapë llogari dhe për të vetmen trofe fitoreje që arriti para zgjedhjesh, është e pamëshirshme.
Ka dhe një valë të tretë kritikash ndaj tij, që i kërkojnë të bashkojë partinë, të rregullojë statutin, të garantojë që gabimet e tij nuk do përsëriten më etj. Këta të fundit janë dhe më të bezdisshëm akoma. Ai mezi ja doli t’i heqë nga partia duke e quajtur fitoren e tij personale më të madhe, ata duan t’i kujtojnë, se dhe 22 korriku është problem që duhet rregulluar. Lulzim Basha nuk mban kaq shumë ngarkesë dhe mos prisni të bëjë asgjë.
As do reagojë për situatën, as do merret me zjarret, as do merret me drogën, as do merret me kritikët e tij, as do merret me ministrat teknikë, as do merret me statutin e PD, as do merret me Kongresin dhe as me ekipin e ri. Nuk ka bërë ndonjë gjë në jetë, të bëjë gjithë këto gjëra për një muaj. Ai do bëjë atë që di të bëjë më mirë, t’i lërë problemet të rrjedhin vetë dhe të mos përballet me to. Ai vetëm për të mos u përballur me zgjedhjet, ishte gati ta linte PD jashtë tyre. U desh mjeshtëria e Edi Ramës dhe karamelja e ministrave teknikë, ta gënjente dhe ta fuste në lojë. Tani mos i kërkoni më llogari dhe mbi të gjitha mos e torturoni t’i kërkoni të përballet me problemet. Është e sigurtë se nuk ka asnjë konspiracion në atë që po bën. Thjeshtë po fle!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Bashkia Shkoder: Zyrat turistike ne Velipoje, Theth e Shkoder jane funksionale
Artikull pasardhës: Fenomeni/ Nje tjeter personazh i njohur braktis Shqiperine, kjo eshte arsyeja

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.