“Të zbatohet reforma në drejtësi dhe…”, Prezenca e OSBE-së për raportin e TI: Keqardhje që korrupsioni u përkeqësua…

Vërejmë me keqardhje vijimin e përkeqësimit të perceptimit publik ndaj korrupsionit në vend, siç dëshmon Indeksi më i fundit i Transparency International, rezultatet e të cilit u botuan sot. Shqipëria shënoi një pikë më pak në krahasim me vlerësimin e vitit 2018, duke humbur shtatë vende në klasifikimin global. Prirja e përgjithshme negative në rajonin e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, sa i përket luftës kundër korrupsionit mbetet shqetësuese.


Në dritën e gjetjeve të Transparency International, Prezenca e OSBE-së u bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, përsëritim thirrjen tonë për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore. /Deklaratë për mediat e Prezencës së OSBE në Shqipëri/

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!