MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme, e premte 24 janar 2020…

Sipas MeteoAlb, parashikimi i motit mbi vendin tonë për ditën e sotme- e premte 24 janar 2020 dhe ditën e neserme- e shtunë 25 janar 2020, do të paraqitet si më poshtë:


Gradualisht do të fillojë ndryshimi i kushteve atmosferike, moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në zonën veriperëndimore gjatë pasdites dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek  bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -2/6°C 

Zonat e ulëta  -2/16°C

Zonat bregdetare 7/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari