Skip to content
12 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Të shtyhet ekzekutimi i vendimit pasi fëmija të bëhet 1 vjeç”, avokatët e lehonës nga Shkodra kerkesë gjykatës…

ShkodraWeb 15 March, 2023
edit gyrcari anton kosteri

Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për beben, por edhe vetë shëndetin e saj.

“Nga ana tjetër, duke marrë parasysh rrethanat krejtësisht të paprecedenta në historinë e drejtësisë penale, ku një nënë lehonë burgoset vetëm 10 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë (për një vepër penale shumë të lehtë dhe që gjykimi i së cilës është zhvilluar në mungesë, pa dijeninë e saj), përmes kërkesës objekt që kemi dorëzuar në Gjykatë, ne kërkojmë që ndaj saj të merren disa masa pezulluese provizore për të ndaluar vijimin e ekzekutimit të tij, duke e shtyrë deri sa fëmija i mitur i sjellë në jetë të bëhet 1 vjeç. (…). Nga ana tjetër, nuk është e nevojshme të sqarojmë se burgosja e një gruaje lehonë (disaditëshe) dhe që duhet të ishte në regjim shtrati në shtëpi dhe të ushqente me gji të sapolindurin e saj, rrezikon që të shkaktojë dëme të pariparueshme shëndetësore deri edhe rrezikimin e jetës së vetë kërkueses”, thuhet në dokument.

Ata këmbëngulin që gruaja nuk kishte dijeni për dënimin.

“Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) nuk ka pasur dijeni dhe nuk është njoftuar as për vendimin penal të themelit (dënimit) Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është dënuar me gjobë dhe aq më pak për vendimin penal të konvertimit të gjobës në burgim me Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

Avokatët thonë se çështja është emergjente, prandaj thonë se pezullimi duhet të ndodhë sapo kjo kërkesë të mbërrijë në tavolinën e gjyqtarit të shortuar. Nga ana tjetër, mësohet se disa qytetarë janë shprehur të gatshëm që të paguajnë gjobën prej 250’000 që është dënuar gruaja.

Diana Kolaveri Hoshi është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Kush vret, të vritet”, pas masakrës nga Dan Hutra, reagon ashpër avokati shkodran: Të pyeten në referendum për shqiptarët
Artikull pas: VIDEO – Vllaznia në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ka “festë” edhe pas humbjes me Partizanin në ndeshjen e dytë

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025

TË FUNDIT

  • “Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë 11 July, 2025
  • VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren… 11 July, 2025
  • NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër… 11 July, 2025
  • “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin 11 July, 2025
  • VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikthimin në identitet të zonave ku u shembën ndërtimet pa leje në Theth 11 July, 2025
  • Superaksioni me 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë, SPAK jep informacionin 11 July, 2025
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa komisariatesh, ja kush caktohet në Shkodër… 11 July, 2025
  • VIDEO – “E vërteta për tregun e Zdrales”, imam Muhamed Sytari sqaron procesin nga viti 2013 e në vijim 11 July, 2025
  • VIDEO – “Histori suksesi për Shkodrën dhe për Shqipërinë”, Europiani U-16 i basketbollit, reagon Benet Beci 11 July, 2025
  • VIDEO – Sulmi me molotov ndaj fadromës së IKMT- së në Theth, Policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar 11 July, 2025
  • Zgjedhjet e 11 maj 2025, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK… 11 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksion në shakallë të gjërë në SPAK në Shkodër, lëshohen 13 urdhër- arreste, edhe policë… 11 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025
peragine katedrale shkoder 2025
  • Aktualitet

“Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

ShkodraWeb 11 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.