Vllaznia e nisi vitin në mënyrën e duhur teksa mposhtën Flamurtarin me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes, trajneri i shkodranëve Mirsad Jonuz, për Supersport u shpreh se pavarësisht lojës të rëndësishme ishin tre pikët. Ndër të tjera, Jonuz theksoi se ekipi duhet të luaj i qetë dhe pa nervozizëm.
Është shumë e rëndësishme të fillojmë me tre pikë. Para dy ditëve ka ardhur edhe Hygor, patëm probleme jashtë loje me probleme. Patëm problem edhe me Krymin që ishte i dënuar, por e rëndësishme ishin tre pikë. Flamurtari nuk kishte presion, të gjithë e dinë situatën te Flamurtari. Gjithsesi, erdhën dhe luajtën në ndeshje të lirshëm.
Duhet të luajmë të qetë dhe pa nervozizëm të bëjmë më shumë pasime. Gjatë katër muajve kemi kaluar situata të ndryshme, ndërsa tashmë kemi zgjidhur shumë probleme dhe Vllaznia po luan mirë.
Futa tre lojtarë të mirë, Hygor, Adili. Kanë cilësi të mirë dhe do përshtaten me skuadrën. Edhe Sidorenko akoma nuk është në formën më të mirë dhe do të bëj disa ditë stërvitje.
Kemi shumë opsione. A është Hristov sulmuesi që do e ngrejë skuadrën më lartë? Është shumë e vështirë për një lojtar që ka ardhur në një vend tjetër. I duhet të përshtatet ka nevojë për punë.
Vetëm me tre stërvitje që janë bërë është e vështirë. Skuadra zhvilloi ndeshje të mirë. Hygor ishte i rëndësishëm. Ai është mësuar të luaj në Shkodër”, u shpreh Jonuz.