Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, u shpreh i lumtur për fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Kastriotit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai deklaroi:
“Një sfidë e vërtetë, e dinim që do ishte një ndeshje e fortë, për vetë pozitat ku ndodhet Kastrioti. Luftuam shtymë përpara dhe e morëm këtë fitore. Jam i lumtur.
Një sezon i jashtëzakonshëm jashtë normales. Të gjithë do të jenë të lumtur me këtë ecuri. Na vjen mirë dhe jemi krenarë që do luftojmë në 2 fronte. Shpresoj që në fund të sezonit të marrim diçka pozitive.
Kemi folur me lojtarët dhe iu kam thënë që edhe lojtarët e stolit do të jenë vendimtarë. Sulmuesit kanë nevojë për besim, por edhe lojtarët e tjerë dhe ne këtë gjë kemi bërë, iu kemi dhënë besim të gjithë lojtarëve, të cilët na i shpërblyen.
Ti kënaqemi kësaj fitore, duhet të mbledhim forcat, duhet të mendojmë dhe të luftojmë për këto 3 finale që na kanë mbetur, për maksimumin e mundshëm”, u shpreh Brdariç.