Të paktën 120 shqiptarë i janë bashkuar grupit terrorist të Shtetit Islamik ISIS, ku më shumë se 20 prej tyre kanë vdekur në beteja, kryesisht në Siri. Informacioni është publikuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, gjatë forumit “Civilët kundër Ekstremizmit”.
Shqipëria ka miratuar një strategji kombëtare për të luftuar ekstremizmin dhe vitin e kaluar ka miratuar një ligj që ndalon qytetarët që të marrin pjesë në ushtritë e huaja. Shkeljet mund të çojnë në burgim për një periudhë prej 15 vjetësh. Sipas studimeve të huaja, Ballkani është një zonë problematike përsa i përket anëtarësimeve në ISIS.