“Tani mendjen tek Luftërtari…”, pas miqësores së fituar në Lezhë, Jonuz: Miqësorja me Besëlidhjen na vlejti…

Vllaznia ka fituar sot me rezultatin 2-0 miqësoren ndaj Besëlidhjes që u zhvillua në Lezhë, falë dy golave të shënuar nga Shtubina dhe Pusi. Një miqësore që mbushi boshllëkun e krijuar nga shtyrja e ndeshjeve të kampionatit.

Pas këtij takimi ka folur shkurt për gazetarët trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz që është shprehur: “Kjo miqësore erdhi në një situatë të mirë për të bërë një test në mënyrë që të mos i lidhim pushim lojtarët. U munduam të bëjmë lojën tonë, të luanim më shpejt por terreni i rënduar nga reshjet e shiut nuk na la ta aplikonim atë siç duhet.

Një miqësore e mirë që na shërbeu të dy palëve për të qenë gati për rifillimin e kampionatit dhe prandaj mendoj se edhe rezultati nuk kishte shumë rëndësi, pavarësisht se donim ta fitonim”.

Numri 1 i pankinës shkodrane ndërkohë është ajo që do të luajë në Gjirokastër dhe për të, ai është shprehur: “Ndeshja me Luftëtarin është shumë e rëndësishme. Të dy ekipet janë në krizë pikësh dhe ne do të mundohemi të marrim fitoren dhe me këtë objektiv do të udhëtojmë drejt Gjirokastrës.

Kalendari i ndeshjeve të mbetura deri në fund të këtij viti, tashmë edhe pas kësaj shtyrje, është ngjeshur shumë dhe prandaj do të jemi të fokusuar për të punuar më shumë taktikisht sesa nga ana fizike”.