Vllaznia fiton miqësoren me Besëlidhjen, nga një gol në çdo pjesë loje për të mundur ekipin e shkodranit Plori

Me nga nje gol te shenuar ne secilen pjese loje, Vllaznia ka fituar me rezultatin 2-0 miqsoren e luajtur pasditen e se premtes ne Lezhe ndaj Beselidhjes.Ne te paren ka shenuar Shtubina ndersa ne te dyten Pusi qe ka kompletuar fitoren ne nje miqesore qe ia vlejti.

45 minuteshi i pare eshte dominuar nga kuqeblute te cilet kane patur nje qarkullim me te mire te topit, megjithate nuk ka patur shume raste shenimi. Gjithsesi, Shtubina ka arritur ta dergoje topin ne rrjete ne nje moment dhe kjo ka mjaftuar per ta mbyllur kete pjese ne avantazh.

Ekipi shkodran e ka nisur ndeshjen me Laçon ne porte nderkohe qe ne mbrojtje luan katershja e perbere nga Gurishta, Shehi, Malota dhe Marku. Ne mesfushe nderkohe po aktivizohen Ramadani, Lekaj dhe Walusimbi ndersa sulmi i eshte besuar treshes se perbere nga Lika, Kruja dhe Shtubina.

Kjo miqesore eshte organizuar me objektiv mbajtjen e skuadres ne tonus ngaqe siç dihet kampionati eshte nderprere tashme dhe stafi teknik ka dashur te mbaje lojtaret te kartikuar.

Ne pjesen e dyte trajneri Jonuz ka aktivizuar edhe pjesen tjeter te lojtareve qe ka patur ne dispozicion, ashtu siç ka bere edhe trajneri Plori ne krahun tjeter.

Ne minuten e 80-te nderkohe ka qene sulmuesi Belajdi Pusi ai qe ka shenuar golin e dyte duke e mbyllur kesisoj ketu takimin me fitoren 2-0 ne favor te Vllaznise.

BESËLISHJA-VLLAZNIA 0-2

GOLAT: Shtubina ’37, Pusi ’80

BESËLIDHJA: Rexhepi, Bushi, Sheta, Rustemaj, Moqi, Çokiç, Hepaj, Pergjoni, Gjorgjeviç. Hajdari. Hoxha. U aktivizuan: Marku, Dibra, Miloti, Koleci, Merdini, Balaj, Fetaj, Kamara, Soumah, Berisha. Rica. Trajner: E. Plori

VLLAZNIA: Laço, Gurishta, Marku, Shehu, Malota, Ramadani, Lekaj, Walusimbi, Kruja, Lika. Shtubina. U aktivizuan: Qarri, Ruçi, Repaj, Zogaj, Pusi e Wenderson.Trajner: M. Jonuz.

GJYQTARË: Ervin Hoxha, Eva Dushaj, Egla Pjetrushi (Lezhë)