Pas tërmetit që tronditi vendin tonë dhe solli pasoja fatale, të gjitha ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, që ishin të programuara të luheshin në datat 29-30 nëntor, u shtynë. FSHF tashmë ka vendosur se kur do të luhet kjo javë dhe kur Superiorja do të zbresë në fushë. Kështu, Federara ka vendosur zyrtarisht se java e 14-të, do të luhet në datat 7 dhe 8 dhjetor. Për ndeshjet e javës së ardhshme, do të ketë një njoftim të dytë.
Ja ndeshjet dhe oraret e tyre:
E shtunë 7 dhjetor:
Tirana –Kukësi 16:30
Luftëtari-Vllaznia 13:30
Bylis-Partizani 13:30
E dielë 8 dhjetor:
Laçi-Flamurtari 13:30
Teuta-Skënderbeu 16:30