Pas njoftimeve për taksimin e lëvizjes së automjeteve në “Rrugën e Kombit”, kanë nisur edhe organizimet e qytetarëve. Në një postim në Facebook, njoftohet për një protestë qytetare ne afërsi të Tunelit të Kalimashit. Ata që kanë bërë ftesën publike janë kujdesur të paralajmërojnë se nuk do të ketë ndikime partiake. Organizatorët janë të bindur se nga kjo nismë dëmtohen qytetarët kuksianë dhe të Dardanisë. Më poshtë njoftimi për protestën e të shtunës, ora 11.30 në afërsi të Tunelit të Kalimashit. ©ShkodraWeb