Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PROPOZIMI/ Kryetarët e Bashkivë të mos zgjidhen direkt nga qytetarët, por nga Këshillat Bashkiakë

ShkodraWeb 28 March, 2018
kqz840

Kryetarët e bashkive, sipas nje ideje te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të ishin mirë sikur të zgjidheshin nga Këshillat Bashkiakë dhe jo më drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve.

Këtë variant edhe pse jo si dokument zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka dërguar dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashit dhe Blendi Çuçit, përfaqësuesve të Shoqërisë civile dhe vëzhguesve të OSBE-ODIHRit, ambasadave të SHBA-së dhe BE-së. Reforma Zgjedhore, sipas KQZ-së, duhet të shikojë si mundësi ndryshimin të sistemit zgjedhor aktual në zgjedhjet lokale, duke e bërë atë një sistem proporcional vendor.

Pra, nëse kjo ide do të merret në konsideratë nga forcat politike, do të thotë që sërish qytetarët të mos votojnë drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë që mendojnë se i përfaqëson, por të votojnë vetëm për siglat e partive politike. Pra, do të jetë një fletë votimi vetëm me siglat e partive politike. E njëjta formulë që zbatohet sot për zgjedhjen e deputetëve të parlamentit. Në materialin prej 13 faqesh, që i është dërguar Kuvendit, theksohet se:

“Të harmonizojë sistemin e zgjedhjeve parlamentare me ato vendore. Shkaqet që çuan ligjvënësin drejt vendimit për sistemin proporcional në zgjedhjet e përgjithshme janë po aq të vlefshme edhe për zgjedhjet vendore. Një sistem zgjedhor proporcional vendor do përforconte efektin dhe do i plotësonte më shpejt objektivat politikoligjore të sistemit zgjedhor të ri”. Po ashtu, kjo justifikohet me faktin se ka më pak kosto për buxhetin e shtetit, pasi do të votohet vetëm me një vlerë votimi si dhe do të ketë më shumë femra në Këshillat Bashkiakë.

Zgjedhja e kryetarit të Bashkisë sipas kesaj ideje fillestare do të behët nga këshilltarët bashkiakë. Roli i tyre, sipas rekomandimit, duhet të ngrihet në nivel “parlamentarësh”, ndërsa kryetari i bashkisë do të jetë në rolin e “ekzekutivit”. Në këtë mënyrë, sipas KQZ-së, do të shmangen krizat dhe ngërçet, në të njëjtën kohë këshillat bashkiakë do të mund të votëbesojnë ose shkarkojnë kryebashkiakët, që nuk kryejnë detyrën.

“Të eliminojë dualitetin e pushtetit Kryetar – Këshill Bashkiak, i cili jo në pak raste është bërë burim konfliktualiteti ose krizash qeverisjeje në nivel lokal. Demokracia vendore në Shqipëri dukshëm ndien sot nevojën për rritjen e përgjegjësive dhe rolit të këshillave, shndërrimit të tyre në “parlamente” të mirëfillta vendore, si dhe shndërrimin e kryetarëve në ‘ekzekutivë” të mirëfilltë, i cili votëbesohet dhe eventualisht humb votëbesimin e Këshillit. Kjo është një zgjidhje adekuate për të rritur llogaridhënien e ekzekutivit lokal”, thekson rekomandimi i KQZ-së.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Pas dy viteve në “hije”, rikthehet “Briseida e Tatimeve”- Rama i beson një post të rëndësishëm…
Artikull pasardhës: HISTORIKE/ Briken Çalja kampion i trefishtë i Europës në peshëngritje, tre të arta për Shqipërinë

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
vis krymbi 15 prill 1979

NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.