Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ta bëjmë Shqipërinë t’i gëzohet pranisë tonë si nëna fmijëve të saj”, Dom Gjergj Meta: Mos ikni më nga Shqipëria…

ShkodraWeb 15 February, 2022
dom gjergj meta emigracioni

Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani! E di se dikujt nuk i pelqen te degjoje perseri nga goja ime fjalet qe do them. Mund t’i duken të mërzitshme e bajate.

Por dua t’ju them nga thellësia e zemrës:

Mos ikni më nga Shqipëria! Ju lutem mos ikni! Mos t’i lejmë djerr tokat e shkret bjeshkët. Mos t’i lemë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazma. Mos të çrrënjosemi se nuk kemi ku ngulim rrënjë më. Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi. Në fund të fundit mos ta flakim tej historinë e familjeve e fiseve tona.

Edhe atyre që janë jashtë u them: ejani! Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat. Kthehuni e t’i banojmë edhe një herë fshatrat e qytezat tona. Keni punuar e po punoni. Ndër vite keni ndërtuar shtëpi këtu e tani i keni lënë bosh me ndonjë të moshuar brenda, por që nuk do të jetojë shumë. Kemi përgjegjësi për këtë vend e jo vetëm për vete e për familjet tona. Sa trishtim janë fshatrat tonë, lagjet e qytezat tona kur sheh se janë zbrazur apo me njerëz që duan të ikin.

Ta bëjmë Shqipërinë t’i gëzohet pranisë tonë si nëna fmijëve të saj.

Uroj më të mirat për ju të gjithë e i lutem Zotit për familjet tuaja! E shpresoj se do të tingëllojë sadopak në zemrat tuaja kjo fjalë. Mbrëmje të bukur! /Publikuar në Facebook nga Dom Gjergj META/

Post navigation

Previous: “Kena nevojë me kqyr thellë veten”, 77 vjetori i Kryengritjes së Kelmendit, Ledi Shamku Shkreli: Me ritaku, n’mujshim, vetveten
Next: KLP emëron drejtues të rinj të përkohshëm në disa prokurori, ja kush do udhëheqë organin e akuzës në Apelin e Shkodrës

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.