Superliga Shqiptare duhet të presë, nuk ka kthim për Bekim Balajn, ja ku firmosi bomberi kuqezi…

Bekim Balaj i ka dhënë fund të gjithë dilemave për të ardhmen e tij, duke hedhur firmën në kontratën me klubin e tij të ri.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare stërvitej prej ditësh me Nizhni Novgorod, skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit rus, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Balajt i përfundoi kontrata me Shturm Grac dhe prej dy muajsh ishte në kërkim të një sistemimi të ri, me disa skuadra të Superiores që u munduan që të nisnin kontaktet me sulmuesin.

Emri i tij u përfol shpesh pranë Vllaznisë, por 30-vjeçari e hodhi poshtë një mundësi të tillë pasi dëshironte të vazhdonte karrierën jashtë vendit tonë,.

Sot, ai është prezantuar si lojtari i ri i Nizhni dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur që në ndeshjen e parë të kampionatit rus në këtë fundjavë ndaj Soçi.