Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SONDAZHI/ Gratë shqiptare kanë marrëdhëniet më të te.nsionuara me burrat në Europë…

ShkodraWeb 22 March, 2019
gra burra ulur

Marrëdhënia midis burrave dhe grave në shoqëria ka qenë në ndryshim të vazhdueshëm. Megjithatë, edhe pse gjërat po ndryshojnë, gratë ende luftojnë për barazi me burrat. Jo vetëm, në Shqipëri, por edhe në botë vijon që të ketë një hendek midis grave dhe burrave në pagë.

Gratë jo vetëm që nuk trajtohen si të barabarta në shoqëri, por ato i vlerësojnë edhe marrëdhëniet e tyre me burrat shumë të ten.sionuara.

Rreth 40% e të anketuarave në Anketën e cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian janë përgjigjur se perceptojnë se midis burrave dhe grave në Shqipëri ka shumë tension. Kjo është përqindja më e lartë e shënuar në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidatë për t’u anëtarësuar.

Të pyetur se si e vlerësojnë tensionin midis dy gjinive 40% janë përgjigjur se ka shumë tension dhe po aq e kanë vlerësuar si “disi të tensionuar”, vetëm 20% janë përgjigjur se midis dy gjinive nuk ka tension.

Ndërsa gratë janë ato që e perceptojnë më të lartë tensionin midis tyre dhe gjinisë tjetër. 49% e grave të pyetura e kanë vlerësuar marrëdhënien midis burrave dhe grave si shumë të tensionuar, përkundrejt 32% të burrave.

Pas Shqipërisë, vendi që ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se në marrëdhënien midis dy gjinive tensioni është i lartë është Turqia me 29% të të anketuarve. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, vetëm 9% e të anketuarve janë përgjigjur se perceptojnë shumë tension midis burrave dhe grave.

Anketa e Cilësisë së Jetës u krye në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe kandidatëve potenciale ku u morr një kampion përfaqësues nga secili shtet, për të nxjerr më pas të dhëna të krahasueshme mbi cilësinë e jetës dhe marrëdhënieve sociale në Europë.

Një total prej 104 pyetje janë kryer për të nxjerrë Anketën e Cilësisë së Jetës.

Pyetësori mbi cilësinë e jetës ka një fokus mbi shërbimet publike si: shëndetësia, përkujdesit afatgjatë, përkujdesa ndaj fëmijëve, cilësia e shkollave, si dhe mat aspekte të ndryshme të cilësisë së jetës si aksesi në facilitete, stad dhe informacioni i vlefshëm për qytetarët. /Burimi:Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: GAZETAT/ Faqet e para të shtypit të përditshëm shqiptar, e premte 22 mars 2019…
Artikull pasardhës: LISTA/ Ja cilët janë personat që do të marrin përsipër kontrollin e “drejtësisë së re”….

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.