Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Skenderbeu simbol i unitetit dhe i fuqise se kombit, bashkon pa dallim feje, krahine e ideje

ShkodraWeb 13 September, 2017
ilirmetakonf
Nga Ilir Meta
Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca, por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara.
Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që të krijohen sa më shpejt institucionet e reja të Drejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.
Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standardet e sigurisë kombëtare e publike, por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.
Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.
Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.
Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë. /Fjala e mbajtur nga Presidenti Ilir Meta ne ceremonine e betimit te qeverise “Rama 2” ne Presidence/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Vllaznia vetem nje barazim pa gola me Kastriotin per Kupen e Shqiperise
Artikull pasardhës: Nuk vuri doren ne Kushtetute, nuk tha “betohem”, a eshte Rama kryeminister legjitim?!

TË FUNDIT

belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
Grupi-parlamentar-i-PS

“Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
policia naten shkoder

Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër…

ShkodraWeb 6 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.