Shkruan ne Facebook ish- ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila i dorezoi sot detyren koleges Olta Xhacka: “Nuk do të gjej dot fjalët e duhura (e megjithatë do të vazhdoj të flas a shkruaj, sa herë që kjo mundësi të më jepet) për t’ju përshëndetur e falënderuar të gjithëve një e nga një, ju gratë dhe burrat nën uniformë.
Unë thjesht dhe vetëm mbetem krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë! Ju falënderoj për shërbimin që i jepni Atdheut!”. /ShkodraWeb/