U pastruan para pak ditesh, por kjo eshte situata ne varrezat komane ose te njohura si varrezat muslimane te qytetit te Shkodres. Persona te papergjegjshem fusin ne kete territor te varrezave bagetite e tyre, te pashqetesuar nga ndokush. Natyrisht, nje situate e tille krijon nje pamje te shemtuar edhe per kalimtaret. Keto te fundit shprehen se nje situate e tille eshte e papranueshme dhe nje gje e tille nuk duhet te ndodhe.
Para pak ditesh, Myftinia Shkoder dhe Ndermarrja Ujesjelles- Kanalizime pastruan territorin e ketyre varrezave dhe bene apel qe familjaret te kujdesen me shume per keto varreza. /rozafa.tv/