Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ndërpret vizitën në SHBA dhe kthehet në…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe është nisur drejt Kosovës. Ndërprerja e vizitës është bërë për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës, bëri të ditur Presidenca e Kosovës.

Me heret ne nje reagim, Vjosa Osmani tha se dy sulmet e së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, dëshmojnë se Serbia është “burimi kryesor i destabilizimit në rajon”.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos injorojë, atë që ajo e cilësoi si tendencë të Rusisë dhe Serbisë për destabilizimin e rajonit dhe më gjerë.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve preliminare, autoritetet thanë se aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

Që prej 20 shtatorit, kur Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia, serbët kanë bllokuar dy rrugë pranë pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë. Për shkak të situatës së tensionuar, më 25 shtator, kryeministri Albin Kurti thirri një takim të Këshillit të Sigurisë.

ShkodraWeb Channel

Open

Close