Skip to content
31 May, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Ekonomia
  • Kryesore

Situata e pandemisë mbyll bisneset në Shqipëri, Shkodra një nga më të goditurat për biznesin e vogël…

ShkodraWeb 3 years ago

Pasoja që Covid-19 ka sjellë në ekonomi po ndihen më shumë te bizneset e vogla, që po detyrohen të mbyllin aktivitetin. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të përpunuara nga Monitor, për kompanitë që kanë kaluar në status pasiv gjatë periudhës 1 maj- 31 tetor tregojnë se numri i tyre u rrit me 34%. Në total, mbi 4900 subjekte kanë kaluar në status pasiv gjatë këtyre 6 muajve (periudha mars-prill nuk është marrë në konsideratë, pasi në atë periudhë bizneset e kishin pothuajse të pamundura të bënin veprime).

Ndonëse ekonomia filloi të hapej gradualisht pas majit, konsumi vijoi të ishte i tkurrur, duke detyruar shumë subjekte të mbyllin dyert. Pothuajse në të gjitha drejtoritë rajonale është rritur me ritme dyshifrore numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv, me përjashtim të Dibrës, e vetmja me rënie dhe Beratit e Gjirokastrës, që panë rritje më të lehtë. Në Tiranë, kaluan në status pasiv gati 1600 subjekte për periudhën maj-tetor, me një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 32% e bizneseve të mbyllura ishin në Tiranë (në vend rreth 40% e subjekteve ushtrojnë aktivitetin në kryeqytet).

Në Durrës, i cili përveç pandemisë është goditur dhe nga tërmeti, numri i subjekteve të mbyllura u rrit me 24%, duke arritur në rreth 680. Dy rajonet më të goditura kanë rezultuar Vlora dhe Shkodra. Në qytetin bregdetar, mbylljet e subjekteve u dyfishuan, duke i kaluar 520 biznese, që kanë pushuar së ushtruari aktivitetin e tyre. Në Shkodër, janë 65% më shumë subjekte të kaluara në status pasiv, duke arritur në 414.

Rritje e lartë e bizneseve të mbyllura është konstatuar dhe në Korçë (+58%), Sarandë (+54%), Kukës (49%), Elbasan (41%). Dibra është i vetmi rajon që ka parë një rënie të numrit të bizneseve të mbyllura me 20% për periudhën në fjalë. Bizneset e vogla rezultojnë më të goditurat, ndërsa të mëdhenjtë po e përballojnë më mirë krizën. Në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka vetëm pak kompani që kanë kaluar në status pasiv, kryesisht pasi janë ristrukturuar apo shitur.

Një anketim i mëparshëm i Monitor me 2015 subjekte që kanë kaluar në status pasit për periudhën maj-gusht gjeti se rreth 80% e të pyeturve pohuan mbyllje të aktivitetit për shkak të rënies së xhiros nga COVID19 detyrimeve fiskale, gjobat, anulim kontratash etj. Nga të intervistuarit, raportuan mbyllje të aktivitetit si biznese të hapura para 25 vitesh, edhe ato me një aktivitet disamujor apo mbi një vit.

Për shkak të pandemisë, shumica e tyre japin arsye të falimentimit rënien e lartë të xhiros, fuqisë blerëse dhe marrjes së borxheve për të përballuar detyrimet. Disa nga bizneset e anketuara pranuan se kanë përfituar pagesat nga Paketat Financiare 1 dhe 2, por i vlerësuan të pamjaftueshme për të përballuar detyrimet. /Monitor/

Continue Reading

Previous: “Krijon shteg për gjurmimin dhe survejimin e kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve”, Meta kthen ligjin për policinë
Next: “Ditën kthen ligjin, natën takohet me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar”, Balla sulm Metës për ligjin për policinë

TË FUNDIT

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • Aktualitet

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici

1 hour ago
VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

2 hours ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

4 hours ago

TË FUNDIT

  • “Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • “Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • “O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu

TË FUNDIT

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • Aktualitet

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici

1 hour ago
VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

2 hours ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

4 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.