Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

SIPAS INSTAT – Tkurret popullsia e vendit, më keq se skenari pesimist i parashikimeve…

ShkodraWeb 1 year ago

INSTAT raportoi se popullsia e vendit në 1 janar 2022 ishte 2,793,593 persona me një rënie 1.3% nga viti 2020. Kjo ecuri është më negative se skenari pesimist i projeksioneve të INSTAT për ecurinë e Popullsisë 2019-2030.

INSTAT i përditëson projeksionet për popullsinë një herë në pesë vite, teksa kryen një cens ku numëron njerëzit qe jetojnë brenda vendit një herë në 10 vite. Censi i popullsisë pritet të kryhet në vjeshtë të këtij viti.

Në vitin 2019 INSTAT publikoi projeksionet e reja të ecurisë së popullsisë 2019-2031, ku në vitin 2022 popullsia e vendit sipas skenarit pesimist duhej të ishte mbi 2,843,473 persona, por ecuria reale treguesit vjetor tregojnë gati 50 mijë persona më pak, teksa matjet nga censi pritet ta nxjerrin më të përkeqësuar këtë tregues.

Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas projeksioneve të përditësuara, llogaritet të jetë 2.745.996 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031. Por vlerësimet vjetore kanë treguar ulje më të madhe, duke rrezuar kështu projeksionet.

Popullsia e vendit tonë po tkurret me ritme më të shpejta se përvojat europiane në këtë fushë. Bizneset dhe ekonomia e vendit për herë parë po përballen me fenomenin e mungesës së fuqisë punëtore. Një nga shkaqet e tkurrjes së popullsisë janë ritmet e lartë të emigracionit. Për vitin 2021 emigracioni neto ishte mbi 42 mijë persona.

Emigracioni ka thyer projeksionet e INSTAT, të cilat nuk parashikonin që fenomeni të mbetej kaq i lartë, madje të përkeqësohej pas 30 viteve emigracion.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë.

Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,8 %). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 4,7 %), Berat (- 3,7 %) dhe Dibër (- 3,6 %). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,5 %), i cili po ashtu rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë (26,2 %), ndjekur nga qarku i Lezhës me (26,1%).

Më 1 janar 2022 Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 % dhe 10,0 % përkatësisht. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej. /Monitor/

Continue Reading

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 19 prill 2022…
Next: “Nuk e njoh, kush është ajo…”, ish- kryeparlamentarja injoron publikisht nënkryetaren e dorëhequr të PD- së

TË FUNDIT

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • Aktualitet

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit

1 hour ago
DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

2 hours ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

2 hours ago

TË FUNDIT

  • ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…

TË FUNDIT

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • Aktualitet

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit

1 hour ago
DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

2 hours ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

2 hours ago
VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • Aktualitet

VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.