Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Si e qëlloi ish-deputetin me pistoletën e futur në qese, kamerat e filmuan autorin të maskuar para vrasjes së Pashko Ujkës

ShkodraWeb 5 December, 2021
pashko ujka vendndodhja atentati00

Nga Xhensila KODRA

ABC siguron dosjen e vrasjes së biznesmenit Pashko Ujka, ngjarje e ndodhur një javë më parë pranë banesës së tij në Shkodër. Referuar provave të mbledhura në vendngjarje si dhe nga kamerat e sigurisë në zonë, hetuesit kanë ngritur dyshimet se autorët e kanë vëzhguar biznesmenin dhe kanë pritur momentin ku ai të rikthehej në banesë.

Në dosje citohen lëvizjet e kryera nga Ujka pak para se të ndodhte krimi. Biznesmeni kishte dalë nga banesa e tij së bashku me bashkëshorten, Natalina, si dhe të vëllanë, Gjek Ujka.

Pasi janë përshëndetur me Gjekën, ata kanë ecur drejt vendit të quajtur “Te dollari” dhe janë kthyer në rrugën para Kishës Ortodokse ku në një kioskë, Pashk Ujka ka blerë një paketë cigare. Bashkë me gruan, ai është nisur më pas në drejtim të pallatit ku banonte. Por, në afërsi të një shatërvani në mesin e lulishtes, i është zënë pritë nga autorët, të cilët e qëlluan me një plumb në shpinë.

Kamerat e sigurisë aty parën, nuk kanë mundur të fiksojnë momentin e ngjarjes. Kjo për shkak të errësirës dhe se fushëpamja e tyre ishte e zënë nga pemët.

Referuar dosjes, në kamera është fiksuar vetëm hija e një personi që lëvizje me shpejtësi në momentin që sheh se po afrohej çifti Ujka.

Ndërsa një tjetër kamer sigurie ka fiksuar momentin kur në pedonale kalon një person i dyshimtë, trup i mbushur, i veshur me të zeza, në kokë mban kapele të zezë me strehë e me kapuç pas qafe, doreza në duar dhe maskë anticovid në fytyrë. Në dorë, ai mban një qese të bardhë e cila mbulon një qese ose çantë tjetër të zezë, ku dyshohet se ndodhej arma. Përdorimi i qeses, për hetuesit shpjegon edhe mungesën e gëzhojën në vendngjarje.

Për hetuesit, ky person ka ngjashmëri me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes të Pashk Ujkës me babanë e Kristianit, Aleksandër Kelmendi për shkak të prishjes së pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima.

Sipas djalit të biznesmenit, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin. Ndërsa Kristian Kelmendi ka deklaruar se familja e tij i kishte dhënë një shumë prej 20 mjë eurosh viktimës. Për shkak të gjetjes së barutit në duart e Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës, hetuesit dyshojnë se ata janë autorë të vrasjes. Por, të dy të arrestuarit e kanë kundërshtuar fortë akuzës, duke thënë se ditën e vrasjes kanë qenë në Kosovë dhe se në Prishtinë kishin kryer qitje në një poligon.

Dy të rinjtë u ndaluar në Morinë më datë 30 nëntor kur po tentonin që të futeshin në territorin e Shqipërisë. Të shtunën, Gjykata e Shkodrës caktoi për masën arrest në burg me afat 30 ditë, ku tashmë janë kërkuar si provë edhe pamjet e kamerave të poligonin në Kosovë, për të vërtetuar deklarimet e tyre. /abcnews.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Është e paligjshme, ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të PD”, Garment Bardhi: Janë falsifikuar simbolet…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – 59 vjeçari nga Lezha përplas me makinë një 61 vjeçar nga Stajka e Vau- Dejësit…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.