Skip to content
8 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

“Si do ta njësosh Leksikun?”, 3 projektet e Akademisë, debat për fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe, Ledi Shamku pyetje akademikut

ShkodraWeb 2 months ago

Përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave kanë diskutuar për tri projektet e mëdha të institucionit, Enciklopedisë, Fjalorit dhe Historisë së Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë, akademiku Shaban Sinani prezantoi 3 temat dhe projektet që ai i cilësoi si të nevojshme për identitetin e vendit tonë dhe jo vetëm.

Sipas tij, pritet të përpilohet nga gati 1000 persona Enciklopedia dhe Fjalori i Historisë, por edhe Historia e Shqipërisë, kësaj here duke përdorur burime të tjera, duke përmendur disa nga biblotekat më të vjetra të botës, mes tyre dhe ajo e Vatikanit. Një tjetër angazhim është edhe Enciklopedia e shqiptarëve, ide e hedhur 5 dekada më parë por pa u realizuar, gjë që e bën Shqipërinë një nga vendet e vetme në Ballkan që ende nuk ka një tillë për vete.

“E nderuar zonja kryetare, e konsiderojmë të nevojshme që të kemi dialog mes nesh. Të gjithë sa jemi këtu, jemi për shkak të detyrave që kryejmë. Unë dëshiroj të them pak gjëra. Historia e shqiptarëve është konceptuar si një botim përurues i gjithë periudhave të historisë kombëtare, duke pasur parasysh edhe perspektivën që ka vendi. Teksti i historisë së shqipërisë është botuar në vitin 1980 dhe mua personalisht me vjen zor që është i vetmi tekst që citohet nga albanologët e huaj. Koha ka shkuar përpara dhe ndryshimet janë shumë të mëdha. Kjo histori nuk është dëshirë e disa njerëzve që duan të lënë gjurmë, por është një nevojë.

Duhet të dimë si e bëjmë ne por edhe për faktin që ju e dini shumë mirë që gjatë 30 viteve të fundme ka një hapje të përgjithshme. Burime arkivore nuk janë shfrytëzuar, në Itali, në Vatikan dhe në Venezia. Duke qenë e bazuar në një burimologji të ndryshme do të ketë rivlerësime në periudha të rëndësishme të historisë, po marr një prej tyre, periudha e mesjetës është konsideruar si e errët, ka një përfytyrim tjetër. Në lidhje me fjalorin e madh nuk më vjen mirë që ta them, por gjuha shqipe është e vetmja që nuk ka ende një fjalor të madh. Është term. Nuk kemi ende një fjalor të madh për të mos pretenduar për një tezaurus që do kërkojë më shumë kohë. Enciklopedia e Shqiptarëve është premtuar, por është zhvendosur, më vjen keq të them që nuk ka një vend në Ballkan që nuk ka një enciklopedi.

Është një detyre objektive që ka dalë për ta zhvilluar, do jetë në 10 vëllime. Ka një marrëveshje ndërqeveritare, ka protokollë të përbashkët. Brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. Nga 600-1000 veta do angazhohen për të përuruar trashëgimninë. Do të jetë AMZA për popullin shqiptar. Vetëm për leksikun juridik, përllogariten 15 mijë fjalë, shqipja kur të përdoret do të ketë një sportel dhe një zyrë përkthimi dhe do të jetë për të gjithë shqiptarët ku janë. Do të duhet që të kemi AMZA-n e fjalës për Kosovën, për Shqipërinë, për Maqedoninë, për Arbëreshët kudo që janë. Pra jemi të detyruar që të kemi fjalorin për të komunikuar sinkronikisht pavarësisht se ku gjenden shqipfolësit,”-tha në fjalën e tij Sinani.

Lidhur me çfarë u diskutua sot në Kuvend, solli reagimin e studiueses Ledi Shamku. Në rrjetet e saj sociale, ajo e ironizoi fjlaën e mbajtur nga Sinani, i cili theksoi se “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”, sipas tij do të zgjidhë problemin e njësimin e leksikut të gjuhës shqipe. Madje dhe me ironi, përmendi edhe plagjaturën e kreut të ASH, Skënder Gjinushi me Manuel Zrinzo Caruanan.

“Pa më thuaj pak, Shaban, si do ta njësosh Leksikun? Thotë gjë ai libri i famshëm i Caruanas sesi njësohet leksiku, ëë? Edhe Kostallari vetë o Shaban, kur e vrojtonte Enveri me Mehmetin nga llozha, tha se leksiku është i hapur (pra nuk njësohet), ndërsa sintaksa disi më pak e hapur, e kështu me radhë. Akademizma tash na paska gjetë si u njësoka leksiku. Po mirë ju tha Akademia e Kosovës kur ju refuzoi për këtë palofjalor: ”nuk keni as minimumin e kërkuar të nivelit shkencor për ta bërë këtë punë”. Caruanan lexoje edhe njëherë, Shaban, se ndoshta edhe ai, madje AY, do të të thotë: “Boboo, ç’thua kështu o njeri letrash?!” Veç kësaj, sot the një TË PAVËRTETË TË MADHE, dhe nuk është as etike e as ligjora ta dezinformosh Parlamentin, se dezinformimi ka përgjegjësi. The se nuk kemi një Histori të Përditësuar të Shqiptarëve. Bjeri njëherë derës së Akademisë së Studimeve Albanologjike, se e ke aty të botuar një vepër fort të lëvdueshme plot 5 (pesë) vëllime. Nuk mbahet hauri me miell hua, Shaban!,”-shkruan ajo në rrjetin e saj social.

Continue Reading

Previous: MINUTA E FUNDIT – Operacion antidrogë në Malësi të Madhe, zbulohen disa sera me kanabis, rreth 5 mijë rrënjë
Next: Kandidon për këshilltare bashkiake në listën e PS- së, gazetarja shkodrane ka një falenderim të veçantë…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

5 hours ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

5 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

6 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • “Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • “Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

5 hours ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

5 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

6 hours ago
“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.