Pak ditë pas apelit të babait të dy vajzave të sëmura në fshatin kryezi të Fushë Arrëzit ka ardhur dhe reagimi për ndihmë. Shoqata e sipërmarrësve shqiptar në Itali, ASSO Albania ka marr përsipër blerjen e aparatit të oksigjenit I cili do të dërgohet pranë familjes Vocrri para vitit të ri.
Lajmin e bëri të ditur kreu i shoqatës ASSO Albania në Itali, Nikolin Gjeloshi.
“Pas apelit për ndihmë në BalkanWeb shoqata Aso Albania mer përsipër blerjen e aparatiti për prodhimin e oksigjenit. Jemi në kontakt më drejtorin e spitalit, z. Gjelosh Kasa dhe shpresojmë se aparati të mbërrijë në Shqipëri pranë familjes Vocrri para Vitit të Ri”- tha ai.
Xhoji dhe Xhejsi 11 dhe 14 vjeçe nuk lëvizin nuk flasin dhe ushqehen përmes pajisjeve mjekësore. Për t’i mbajtur në jetë tashmë është bërë i domosdoshëm një aparat oksigjeni, për shkak se në organizimin e vajzave të mitura nuk ka prani të oksigjenit.