Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sociale

“Shpirti i nanës…me ike i ri”, aktorja e madhe shkodrane Tinka Kurti kujton djalin e saj të vetëm…

ShkodraWeb 2 months ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Aktorja e njohur Tinka Kurti u shfaq e emocionuar, por plot gjallëri disa muaj më parë në promovimin e librit “Ditari i një bashkëshorti”, ku vjen ditari i bashkëshortit të saj Palokë Kurti, në një libër të Anila Memës, që sjell rrëfime, shënime dhe imazhe nga rolet e Tinkës ndër vite.

“Në librin ‘Ditari i një bashkëshorti’ do ta njohim Tinkën tonë në një tjetër dimension, në dimensionin njerëzor, atë të njeriut artist, me të pathënat e saj, me përjetime e ndjesi të thella, me dëshmi e rrëfime të sinqerta të pazbukuruara, për të treguar jetën, atë jetën e paskuintave që spektatori as nuk e sheh dhe as nuk e njeh”, tha Anila Mema.

“Ishte e zorshme të merreshe me art. Do kishe shumë llafe pas. Filja ishte jeta ime, ai rol ishte shumë”, tha e madhja Tinka Kurti.

Teksa kujtoi bashkëshortin e saj, i vetmi çast kur aktorja “Nder i Kombit” përlotet, është kur kujton të birin, të ikur herët nga kjo jetë. Me forcën e dhimbjen e nënës, me sytë e kristaltë ajo rikujton fjalën e fundme që i tha të birit, pa mundur ta marrë më vete.

“Janë emocione të jashtëzakonshme të jetës sime. Im shoq iku herët.

E kam thënë gjithmonë, duhet t’i vijë keq atij burrit tem, që më ka lënë me një djalë, (përlotet) por unë pata fatin e keq me humb edhe djalin.

Ai iku më i ri… Janë çaste të jashtëzakonshme të jetës sime, sa kam qenë shumë trimneshë edhe me dhimbjen e djalit.

I jam afruar tim biri, në arkëmort dhe i kam thënë: biri im, shpirti i nanës, nuk të marr dot se nuk më vjen dot, por më kanë ndihmuar njerëzit, më ka ndihmuar Shqipëria”, tha ajo.

Historia tragjike e djalit të vetëm të Tinka Kurtit

Zef Kurti ishte djali i vetëm i aktores së mirënjohur Tinka Kurti. Për arsye që nuk dihen, ai ka mbajtur një profil të ulët publik pas vitit 1990, ndërsa më herët është aktivizuar edhe në disa shfaqje të teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Zefi ka provuar pak edhe aktrimin, më shumë me role episodike.

Një nga filmat është ai i “Udhëtim në pranverë” ku luan rolin e Lekës, në një dialog të shkurtër para Teatrit “Migjeni” në Shkodër, film i vitit 1978.

Duke qenë se mbase nuk mund të ndiqte gjurmët e nënës së tij, Zefi nuk përqendrohej shumë tek arti skenik. Ndoshta edhe për këtë arsye, por edhe për mundësi më të mëdha për familjen, Zefi vendos të emigrojë në Kanada ku ndërtoi jetën e tij.

Ata që e njohin nga afër Tinkën, e njohin mallin që ajo kishte për djalin e saj të vetëm, i cili u nda nga kjo jetë.

Zef Kurti ndërroi jetë si pasojë e nje goditjeje fatale në zemër në moshën 65-vjeçare. Kjo është një nga plagët më të mëdha për aktoren shqiptare, e cila humbi djalin e vetëm.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Greqia shkundet nga termeti i fortë, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
LAJM PAS: VIDEO – Shtiu me armë zjarri në mbledhjen e PD- së për primaret, arrestohet nga policia 53- vjeçari, autori i dyshuar…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

8 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

10 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

14 hours ago

TË FUNDIT

  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • “Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • “Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

8 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

10 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

14 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.