Shperthim me metro, policia e Londres ne alarm

Shpërthimi në një metro në stacionin ‘Parsons Green’ në Londër. Nga raportimeve e dëshmitarëve flitet për disa të plagosur.
Mediat e huaja shkruajnë se shpërthimi ka shkaktuar edhe zjarr. Sakaq, forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për zhbllokimin e situatës.
“Daily Mail’ shkruan se një një kovë plastike në pjesën e prapme të metrosë kishte shpërthyer, por mbetet ende e paqartë se çfarë ishte dhe kush e kishte vendosur aty.
Mes të tjerash thuhet se të plagosurit kanë marrë djegie në fytyrë. Shpërthimi shkaktoi panik mes njerëzve që gjendeshin në metro, të cilët dolën të tmerruar nga treni.