Skip to content
20 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shpartallohet banda italo- shqiptare e grabitjes se makinave luksoze, ne pranga 7 shqiptare

ShkodraWeb 10 October, 2017
makinaluksozevjedh

Shkatërrohet banda e hajdutëve në Monza të Italisë, që u finalizua me arrestimin e 17 personave. Grupi në fjalë që vepronte në Milano, Monza Brianza, Bergamo, Chieti dhe Pavia. Mes personave të arrestuar, të moshave nga 21 deri në 65 vjeç, janë 7 shqiptarë, 6 italianë, 1 maroken, 1 egjiptian, 1 rumun dhe 1 bullgar, të cilët akuzohen për vjedhje si dhe riciklim të makinave të vjedhura luksoze.
‘Ilgiorno’ shkruan se vjedhjet bëheshin kryesisht në aeroportin e Milanos ‘Malpensa’, si dhe në një parkim të një hoteli luksoz në Versilia.

Njësia Hetimore e Monza-s, koordinuar nga prokurori i Republikës, zbuluan në mars dy makina të vjedhura, ngarkuar mbi një transportues makinash, gati për t’u transferuar. Ngarkesa ishte destinuar të shkonte në Maltë dhe përfshinte edhe dy mjete të vjedhur. Nga bisedat telefonike të kamionistit, hetuesit arritën të zbulonin të gjithë bandën, e drejtuar nga një shqiptar në Monza.

Banda në fjalë kishte role specifike, që nga vjedhja, e deri tek heqja apo zëvendësimi i kornizave të makinave, që nga BMË-ja, Audi, Jaguari si dhe Range Rover, të cilat janë shitur më pas në Itali dhe jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Hajdutët përdornin sistemin “jammer”, aparate që çaktivizojnë mekanizmat e hapjes dhe të antivjedhjes në makina, ku neutralizojnë dhe sistemin GPS. Pasi vidheshin, mjetet luksoze fshiheshin në garazhe nëntokë në Lombardi. Mediat italiane raportojnë se vlera e mjeteve të vjedhur nuk shkonte kurrë nën 70 mijë euro. Nga hetimet e deritanishme rezulton se kjo bandë ka kryer 23 vjedhje, mjete vlera e të cilave shkon në një milion e 750 mijë euro. Ndërkohë, policia po heton lidhur me dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ Presidenti turk Erdogan “ja fut gjumit” ne konferen per shtyp me Poroshenkon
Artikull pasardhës: Maskat dhunojne dy punonjes te hidrocentralit, policia po kerkon autoret

TË FUNDIT

orban magyar 2026

OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
victor orban

“Rezultat i qartë dhe i dhimbshëm”, Viktor Orban pranon humbjen e zgjedhjeve në Hungari pas 16 viteve në pushtet

ShkodraWeb 12 April, 2026 0
kqz-kosove2

Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, për anëtarin e fundit Presidenca i është drejtuar Kushtetueses

ShkodraWeb 27 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU 20 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë… 19 April, 2026
  • VIDEO – Vazhdon të digjet landfilli i Bushatit, 20 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, nuk po i shuajnë dot… 19 April, 2026
  • Arrestohet 25- vjeçarja në makinë pa patentë, shpallet në kërkim 34- vjeçari që grabiti në Zdrale dyqanin 19 April, 2026
  • “Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos… 19 April, 2026
  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.