Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shpallja “non grata” e Sali Berishës përkrahje e hapur për regjimin e ri që po instalohet në Tiranë…

ShkodraWeb 19 May, 2021
andi bushati foto

Nga Andi BUSHATI

Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e vitit 2011, kur dëgjonin ambasadorin amerikan në Tiranë, ta konsideronte Sali Berishën si një burrë shteti, pasi me urdhërin direkt të tij ishin vrarë katër demostrues opozitarë në bulevard, me siguri që sot kanë ndjerë një sadisfaksion të vonuar moral.

Të gjithë ata që se kapërdinin dot se si, pas varrit masiv të Gërdecit, kryeministri i asaj kohe bënte fushatë elektorale me fotot e vizitës së mikut të tij Xhorxh Bush në Tiranë, mund të jenë krenarë, se e vërteta triumfon një ditë edhe pse hiperfuqia, për një kohë të gjatë, ka dashur të na mbajë nën errësirën e gënjeshtrës.

Ndonëse unë jam njëri prej tyre, një nga gazetarët e shpallur puçistë pas “grushtit të shtetit”, një nga ata që pas emisioneve investigative për Gërdecin, hyri me Berishën në një nga ato konflikte që të kushtojnë vendin e punës, sot nuk kam asnjë lloj sadisfaksioni moral. Sepse publikimi i shpalljes si non grata nga SHBA, për ish presidentin dhe kryeministrin, është aq i vonuar sa nuk ka më vlerë.

Askush sot nuk mund të ma heqë dot shijen e hidhur mbetur në gojë prej aleancës së atëhershme të Sali Berishës me diplomatët amerikanë. Askush nuk do më bëjë dot të harroj se në atë kohë delet e zeza ishim ne, që sipas propagandës përbënim “celulat anti amerikane”, vetëm se thonim të vërtetën tonë.

Askush nuk do më shlyejë dot nga kujtesa rrëfimin e drithëruar që më bënte Edi Rama, në një lokal aty pranë çadrës së grëvës së urisë, për kërcënimet e vazhdueshme që merrte nga një diplomat totalisht kundër opozitës së kohës, si i famshmi Kantrimen.

Pra, atëherë kur më shumë se kurrë, në betejën për një demokraci reale na duhej e vërteta, ambasada e SHBA-në Tiranë, Departamenti i shetit dhe emisarët e dërguar prej tij, na e fshehën atë në mënyrë të turpshme. Në atë periudhë, ky manipulim i dha shumë municion dhe barut mbrojtësve mediatikë, kamikazëve të Berishës, të cilët përdornin kundër të vërtetave dhe fakteve vetëm një alibi: rolin e arbitrit për debatin tonë të brendëshëm e kanë monopol vetëm të dërguarit e Uashingtonit.

Prandaj, sot kur dëgjoj se me vonesë më vjen, nga përtej Atlantikut, konfirmimi se para një dekade, unë dhe një grup gazetarësh që mendonim njësoj, paskëshim pasur të drejtë, më shumë se i përkëdhelur profesionalisht në sedër ndihem i zhgënjyer. Sepse dhe dje ashtu sikurse sot kam kuptuar një gjë: ne nuk kishim as më shumë mundësi informacioni, as aparat më të madh inteligjence, sa ta kuptonim të vërtetën më qartë se diplomatët amerikanë. Ndryshimi qe se ne tentonim të ishim me faktet dhe provat reale, ndërsa ata të mbështesnin pushtetin.

Prandaj, sot, kur duhej të ndjeja një sadisfaksion moral, për konfirmimin e qëndrimeve të dikurshme, kam trishtimin dhe frikën, se me publikimin e aktit të sekretarit të shtetit Blinken, po hyjmë sërish në periudhën e një manipulimi të ri.

Shpallja non grata e Sali Berishës, më shumë sesa një vënie e drejtësisë së shkuar në vend, është një përkrahje e hapur për regjimin e ri që po instalohet në Tiranë.

Duke fshikulluar ish kryeministrin, familjarët e tij, aleatët e dikurshëm politikë, SHBA duket se po i spastron rrugën Edi Ramës dhe gjithpushtetshmërisë së tij të ngritur mbi zgjedhje të manipuluara. Dhe ndoshta, së shpejti, nuk do të jetë çudi, që sërisht blerësit e votës të konsiderohen “burra shteti”, ndërsa ata që i denoncojnë të listohen si pjestarë të “celulave anti amerikane”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte 20 maj 2021…
Artikull pasardhës: OPINION – U shpall “non grata” nga SHBA, a përfundon këtu goditja ndaj Berishës…?

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.