Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – U shpall “non grata” nga SHBA, a përfundon këtu goditja ndaj Berishës…?

ShkodraWeb 19 May, 2021
arber zaimi

Nga Arbër ZAIMI

ShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij e ngushtë nuk mund të udhëtojnë më drejt atij vendi, për shkak të korrupsionit madhor. Është e qartë për të gjithë se korrupsioni madhor nënkupton edhe vjedhje madhore – pra edhe varfërim madhor e të padrejtë të shumë personave që nuk do të duhej të ishin privuar prej disa mundësive e të drejtave që u takonin.

Por vjedhja madhore e një shteti dhe e një populli, nuk mund të ndëshkohet me ndalim udhëtimesh. Do të duhej së paku konfiskim dhe kthim i pasurisë së vjedhur te ata që janë privuar padrejtësisht prej saj.

Këtë gjë nuk mund ta bëjë ShBA, sepse së paku formalisht jemi vend sovran, por duhet ta bëjë sistemi gjyqësor e prokurorial i Shqipërisë, i cili tash gjendet para dilemës: t’ia nxijë faqen ShBA-së, apo t’ia nxijë faqen Berishës?

Duket si dilemë e lehtë, sigurisht, do të duhet të mbajnë anën e superfuqisë. Por problemi është më i ndërlikuar se ç’duket. Berisha nuk (dyshohet se) është thjesht një i korruptuar i rëndomtë e i parëndësishëm, por një dëshmitar i gati secilit proces të mbidheshëm e nëndheshëm në Shqipëri, në tre dekadat e fundit, shpesh edhe pjesëmarrës në procese si “lojtar, arbitër a trajner”.

Nëse ai dënohet – dhe nuk e kam fjalën për ndalim udhëtimi – ai do të mund të kthehej në një dëshmitar me vlerë të madhe (dhe rrezik të madh për dikë-dikë në majat e hierarkive politike, gjyqësore, biznesore, mediatike e kriminale në Shqipëri).

Dënimi gjyqësor i Berishës dhe hetimet e proceseve ku ai ka qenë i përfshirë, do të mund ta kthenin në një dëshmitar që prodhon një ortek a një tërmet të madh, të ngjashëm me “Mani pulite” në fillim të viteve 90 në Itali, ku një fushatë e madhe e drejtësisë prodhoi rrëzimin e pesë partive tradicionale që mbanin pushtetin me rotacion (il pentapartito).

A do të ndodhë kjo? Unë shpresoj se po. Por ftesat e Ramës për bashkëqeverisje me PD, dhe ndërthurja e shumë interesave për ta mbajtur situatën “ashtu siç është”, më bën të mendoj se më shumë ka gjasa që i vetmi ndëshkim për Berishën të mbetet ky ndalim udhëtimi.

Prandaj dilema e sistemit të drejtësisë në Shqipëri se “a t’i mbetet faqja e zezë Berishës apo ShBA-ve”, nuk e ka zgjidhjen aq të lehtë sa ç’duket.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Shpallja “non grata” e Sali Berishës përkrahje e hapur për regjimin e ri që po instalohet në Tiranë…
Artikull pasardhës: Sot 61 vjetori ‘i munguar’ i legjendës së çiklizimit e sportit shqiptar Agim Tafili…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.