Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në “Facebook” ka bërë ironi me anëtarët e KQZ, duke i quajtur “shokë dhe shoqe”. Manjani thotë që meqë anëtarët e KQZ i kanë hipur në shtyllë budallallëkut, ta çojnë deri në fund.
Postimi i Manjanit:
Po mirë mo shoqe dhe shokë të KQZ, meqë i keni hyp n’shpinë budallëkut çojeni deri në fund!
Shpallini që sot rezultatin e zgjedhjeve që do Edi Rama dhe Kryesia e PS dhe bini rehat!
Ç’dallim ka nëse i shpallni sot, nesër, me 30, apo 3?! Njësoj është. Po hallin e kam ku do futeni kur të përmendet Edi Rama e t’u thotë :” kush ju tha ju të bëni budallëqe…”