Cila ministre e mbrojtjes merr detyren, Mimi apo Olta? Cila nga te dyja i jep lamtumiren detyres se rendesishme shteterore? Mund te jete lapsus apo mungese deshire per tu ndare nga shefja qe ke patur per 4 vite mbi koke, por zyra e shtypit e Ministrise se Mbrojtjes ka bere nje gafe te vogel me shkresen qe ka shperndare per mediat, lidhur me ndryshimin e titullarit. Ne shkresen ku shihet qarte edhe koka zyrtare, lexohet: “Ministrja e re e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mori sot detyrën pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Znj. Olta Xhaçka bëri betimin në Presidencë bashkë me kryeministrin, z. Edi Rama dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka mori detyrën, të cilën ia dorëzoi paraardhësja e saj, znj. Mimi Kodheli.
Znj. Olta Xhaçka është e dyta femër që zgjidhet ministre e Mbrojtjes, pas znj. Mimi Kodheli, e cila drejtoi për 4 vite me radhë këtë dikaster të rëndësishëm të shtetit shqiptar”. Urojme te mos vazhdoje keshtu apo deklaratat te rinovohen me shpesh. Gjithsesi, mire qe nuk ishte ne krye emri i Arben Imamit, sepse do ishte gafe e madhe. U ngaterruar thjesht grua me grua, aq me shume brenda nje familje politike, asaj socialiste. Te PS-se kuptohet, se ka edhe socialiste qe jane jashte qeverise tani. /ShkodraWeb/