Partia Socialiste ka zgjedhur sot strukturat drejtuese te Grupit Parlamentar, drejtuesit e sekretariateve te Kuvendit, te komisioneve te perhershme dhe te delegacioneve qe perfaqesojne Kuvendin ne arenen nderkombetare. Emrat jane bere publike nga kreu i GP te PS-se Taulant Balla. Ne mbyllje, Rama ka bere nje falenderim per te gjithe ata qe e mbeshteten ne seancen maratone te miratimit te qeverise. Kryeministri ka falenderuar Gramoz Rucin per menyren e drejtimit te Kuvendit dhe ka premtuar qe per 4 vjet seancat e Kuvendit do te fillojne ne oren e caktuar. Ne mbledhjen e ardhshme Rama ka njoftuar nenshkrimin e nje marreveshje ne mes deputeteve, ministrave dhe drejtuesve te Grupit Parlamentar te PS. Kryeministri ka njoftuar edhe mbledhjen e qeverise ne cdo qark te vendit, nje here ne vit. Po ashtu cdo minister, nje here ne vit, bashke me deputetet e qarkut, do te jete i pranishem ne cdo rajon te vendit. Rama ka njoftuar ngritjen e nje grupi pune per bashkeqeverisjen me njerezit, ne krye te te cilit ne nivel kombetar do te jete Saimir Tahiri. /ShkodraWeb/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155138865556523/