Armando Vajushi ka vendosur të ndërrojë ekip për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi i Pro Verçelit në Serinë B italiane, do të transferohet në formën e huazimit tek Avelino, ndërkohë që do të shkëmbehet kokë më kokë me Fabricio Pageran, që do të kalojë tek Pro Verçeli. Shkodrani do vazhdojë të mbetet në Seria B, me Avelinon që renditet në vendin e 14-të, me 23 pikë në total.