Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shkarkohet nga detyra prefekti Çesk Millja…zëvendësohet nga kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës…?!

ShkodraWeb 27 March, 2019
millja pjetri

Çesk Millja nuk është më prefekti i Qarkut të Shkodrës. Ish- ushtaraku i lartë që mori postin në shtator 2017, duhet ti lirojë karriken e tij Valdrin Pjetrit. Ky i fundit ishte në krye të Hipotekave të Shqipërisë, të cilat dje u shkrinë në një me ALUIZNI-n, duke krijuar Agjensinë e Kadastrave që do të drejtohet nga Artan Lame.

Praktikisht, Pjetri nuk do të qëndrojë asnjë orë “i papunë”, duke marrë postin që u la nga Çesk Millja. Po cilat janë arsyet që sollën këtë lëvizje të papritur nga kryeministri Rama?

Në prag zgjedhjesh, hamendësimet janë të shumta. Nga drejtor i përgjithshëm i Hipotekës në Prefekt Qarku, në pamje të parë duket si “ulje në detyrë”. Nga ana tjetër, lëvizje të tilla në kohë fushatash, krijojnë idenë e amplifikimit të një figure për tu futur në një garë tjetër. Gara më e afërt është ajo e 30 qershorit.

Prej muajsh po artikulohen emra të shumtë kandidatësh për Bashkinë e Shkodrës nga rradhët e PS-së. Senida Mesi, Astrit Beci, Genc Berhani dhe ndonjë bisnesmen i njohur në Shkodër, po përfliten brenda strukturave dhe jashtë tyre si kandidatë të mundshëm, në mes frikës për të kandiduar dhe dëshirës së paplotësuar. Emri i Valdrin Pjetrit mund të rreshtohet në këtë listë. Problemi i vetëm mund të jetë hapësira e ngushtë kohore në dispozicion për të shfrytëzuar postin e prefektit për të krijuar PR në shërbim të kandidimit për kryetar bashkie në Shkodër. Nga ana tjetër, Pjetri, i datëlindjes 1981, ka punuar në shumë institucione, por që të gjitha qendrore dhe jo në kontakt me qytetarët e Shkodrës, ashtu siç preferojnë zakonisht partitë politike. Më herët, nëse do ti futet garës për Bashkinë e Shkodrës, Pjetri duhet të llogarisë edhe përçarjen diku të dukshme dhe diku jo shumë të dukshme në degën e PS-së Shkodër, të cilat nëse nuk amortizohen, reflektojnë probleme të thella si në rastin e zgjedhjeve të 2015-ës.

Nuk është sekret se Edi Rama është akoma i pavendosur në përcaktimin e emrit të kandidatit në bastionin historik të PD-së, ku humbja është thuajse e garantuar. Edhe sondazhet telefonike me emrat e mësipërm e të tjerë, akoma nuk kanë kristalizuar bindjen e kryeministrit për kandidatin e Shkodrës. Nuk përjashtohet mundësia, që duke njohur mënyrën e veprimit të Ramës në raste të tilla, të sjellë një emër totalisht të padëgjuar më parë. Aq më shumë, kur tani nuk ka asnjë aleat me të cilin të konsultohet, siç ndodhi në zgjedhjet e 2015-ës, të cilat siç dihet i humbi. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “E bëra edhe unë një ‘vezë të kuqe’”, reforma “diplomatike” e zotit Cakaj…
Artikull pasardhës: Basha dhe Meta takim “kokë më kokë” në Presidencë, gjithçka ka mbetur jashtë vemendjes së mediave…

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.