Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shiroka mbetet gërmadhë, tre muaj pa u paguar për punën e bërë, kompania sipërmarrëse mbyll kantierin- terheq mjetet dhe punëtorët

ShkodraWeb 27 March, 2019
punime shiroke 0

U prezantua me shumë bujë në verën e vitit të kaluar kur po me bujë, nisën punimet. Shiroka do të bëhej një mrekulli turistike, të paktën sipas asaj që deklarohej por edhe sipas fotove e video të postuara edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Punimet filluan, pavarësisht pakënaqësisë së banorëve e bisneseve që vjet u penalizuan jo pak nga punimet. Shiroka është shumë pranë qytetit të Shkodrës dhe normalisht, është mjaft e frekuentueshme. Foto që mund të shikoni më poshtë, të lënë me “gojë hapur”.

Dukej se gjithcka po ecte normalisht teksa nisën edhe problemet e para. Nuk pati asgjë zyrtare, por konstatohej nga banorët e Shirokës, pronarët e bisneseve por edhe mediat se diçka nuk po shkonte në këtë projekt. Ritmi i punimeve ra dhe përherë e më pak shiheshin mjete dhe punëtorë që punonin. Mungesa e ritmit deri në ndërprerje të punimeve, ishte shumë shpesh edhe temë e kronikave televizive, portaleve etj.

Nën zë flitej se është problem fondesh. Kompania prestixhore “Albtiefbau” nisi punimet dhe i avancoi ato me paratë e veta. Kjo, me shpresën se do të nisnin të paguheshin për punën e bërë, në bazë të situacioneve dhe asaj çfarë ishte rënë dakort. Mesa duket kjo nuk ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur rregullisht. Mësohet se tashmë sipërmarrësi ka tërhequr mjetet por edhe punëtorët nga ky kantier. Sipas burimeve, janë mbi tre muaj punë e papaguar nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar. Në këto kushte, për të mos thelluar më shumë humbjet por edhe për ti përdorur mjetet në kantiere të tjera, kompania ka vendosur të mbyllë kantierin përkohësisht.

Përsëri jemi në prag të seyonit turistik. Përsëri Shiroka vazhdon të jetë ndër më të preferuarat e Shkodranëve. Punimet e nisura dhe të lëna në mes, kanë dëmtuar rrugën, kanë dëmtuar trotuaret dhe kanë lënë pas pluhur e gurë. Me këtë imazh do të priten shkodranët që do ta zgjedhin atë, por edhe turistët e huaj që në stinën e verës nuk janë të paktë. deri kur FZHSH apo qeveria të gjejë paratë dhe të paguajë kompaninë sipërmarrëse, të shkosh në Shirokë mundesh, por jo për të pushuar e çlodhur… /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Basha dhe Meta takim “kokë më kokë” në Presidencë, gjithçka ka mbetur jashtë vemendjes së mediave…
Artikull pasardhës: Lamtumirë Bik Dega…!

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.