Shkaktarë për pasojat e termetit të 26 nëntorit, kush janë 27 personat e arrestuar nga policia, mes tyre tre ndërtues…

Mbrëmjen e sotme policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion në shkallë të gjërë për arrestimin e mbi 40 personave të akuzuar si përgjegjës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë. Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sollën arrestimin e mbi 27 personave.

Janë evidentuar shkelje që klasifikohen si shpërdorim detyre sipas nenit 248 i Kodit penal, e për këtë vepër kanë përfunduar në burg, drejtues teknik, inxhinierë, deri tek kryetar komunash si Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia, Faik Fejzo etj.

Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa banesë. Cilësia jo e duhur në ndërtim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë kanë shkaktuar dëmtimet.

Prokuroria ka marrë dokumentacionin e banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.

Mes 27 të arrestuarve janë tre ndërtues. Ndërkohë 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë (i ndaluar)

2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar (i ndaluar)

3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë (i ndaluar)

4. Stela Maze, arkitekte

5. Anila Harxhi, arkitekte

6. Merita Kushi

7. Bukurije Halili

8. Ali Dyrmishi (ndërtues)

9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)

10. Gerti Çalliku

11. Jani Ikonomi

12. Qirjako Gjergo

13. Sherbet Shehi

14. Naim Shehi

15. Ermir Çina

16. Adhurim Qehajaj

17. Gëzim Shkalla

18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)

19. Xhevahir Doda

20. Reis Muça

21. Hekri Disha

22. Agim Eski

23. Faik Fejz

24. Zhaneta Tagani

25. Muhamed Felahi

26. Ndoc Pepkola

27. Hekri Disho

Në rastin e prokurorisë së Durrësit, mendimi i ekspertëve të huaj ka qenë një mendim i vlefshëm. Por duhet theksuar se prokuroritë janë bazuar në protokollet e Italisë. Pritet që një grup ekspertësh të huaj të vijnë në Shqipëri për të dhënë një mendim. Sigurisht që ekspertiza ka ndikuar dhe ka ndihmuar prokurorinë në vendimmarrje. /BW/


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal