![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/12/sheshi-nenentereza-2023-1024x536.jpg?x28643)
Sheshi “Nënë Tereza” në qendër të qytetit i dedikohet tërësisht këmbësorëve gjatë muajit të festave të fundvitit. Bashkia Shkodër njofton të gjithë banorët se duke nisur nga dita e sotme deri në fund të muajit Dhjetor, Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i bllokuar për lëvizjen e automjeteve nga ora 17:00 deri në orën 24:00.
Ky bllokim bëhet për ti dhënë mundësi të gjithëve të jenë pjesë e festimeve të programuara në këtë zonë të qytetit duke ia dedikuar tërësisht këmbësorëve.
I bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të shmangin kalimin përgjatë Bulevardit “Skënderbeu” nga Sheshi “Demokracia” dhe anasjelltas. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për të garantuar një muaj festiv të sigurt për të gjithë! /Njoftim i Bashkisë Shkodër/