Një konflikt ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, në lagjen Parrucë, me pasojë plagosjen e një personi. Mësohet se nga sherri ka mbetur i dëmtuar në fytyrë shtetasi 31-vjeçar K.B., pasi është goditur me qytën e pistoletës.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit. Nga ana tjetër, i dëmtuari është dërguar në spital për të marrë mjekim.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 18.02.2021 ora 12:20, në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të forta në kokë shtetasi K. B. 31 vjeç, i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën
Falë veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje