Vazhdojnë përplasjet në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Nga Vlora ku nisi sot procesi i vaksinimit me Pfizer, Rama dha se presidenti Meta po shpërdoron funksionin në favor të partisë që administrohet formalisht nga Monika Kryemadhi.
“Presidenti ka kohë që nuk është më president, është thjesht një shpërdorues i funksionit të presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja.
Dhe e mirëkuptoj pse vjen në Vlorë natën, fshehurazi, shfaqet makina pa protokollin përkatës, takon njerëz, por me sa duket jo aq shumë dhe i duket e zbrazur Shqipëria sepse shumë pak njerëz tani besojnë te LSI-ja.
Sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do te jenë një katastrofë për LSI-në”, tha Rama.