Mengjesin e sotem dy shtetas shqiptar ia kanë dalë të largohen nga burgu i Athines. Sipas mediave greke, sot ne mengjes eshte vene re mungesa e tyre. Ata ishin në qeli ne sektorin D te burgut. Ata kane prere kangjellat e dritares, kane dale ne “zonen neutrale” dhe jane varur me litare ne pjesen e jashtme te murit te institucionit duke arritur te largohen.
hqdefault
Ata jane identifikuar si Elvis K. Dhe Leonard P., dhe akuzohen per vjedhje dhe grabitje te banesave te te moshuarve. Policia ka nisur kerkimet per gjetjen e tyre ndersa hetimet i ka marre persiper Ministria greke e Drejtesise.