Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Saimir Tahirit po i mbyllin të gjithë derën, a do ta fundosin përgjimet ish-ministrin e Brendshëm?

ShkodraWeb 17 October, 2017
deratahiri840

Prokurori i Përgjithshëm nuk pranoi ta takonte ish -ministrin e Brendshëm të Edi Ramës.

Saimir Tahiri i kërkoi ta priste në zyrë, duke përsëritur një praktikë që e ka bërë më parë kur është akuzuar për lidhje me krimin. Ka mbajtur konferenca për shtyp pas daljes nga zyra e kryeprokurorit. është sjellë si “shembull” që s’e pengon drejtësinë dhe që i vihet asaj në dispozicion vullnetarisht.

Deri dje kryeprokurori ia mbante derën hapur, edhe pse kuptohej që lëvizjet e Tahirit ishin politike dhe prokuroria po përdorej prej tij për këto qëllime.

Por deri dje, Adriatik Llalla nuk kishte në dorë dosjen e zezë të Habilajve që përmendin miliona euro që i japin Tahirit, të vleja nga trafiku i kanabisit. Me “thasët që i ngarkojnë vetë shefat e policisë”, thotë Moisi Habilaj në një nga përgjimet, një tjetër akuzë për Tahirin.

“Në një muaj ka bërë 5 milionë euro. Nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale. Çfarë ka ai më shumë se ne?”.

Ata që flasin në këtë mënyrë për ish -ministrin janë kushëriri i tij Moisi Habilaj dhe miku i tij Sabaudin Çelaj.

Sot këto përgjime i ka në dorë edhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Ai ka në tryezë hetime serioze, të nisura prej vitit 2013 për një prej grupeve më të mëdha të narkotrafikut, që furnizonte me kanabis klane mafioze në Siçili.

Ky grup ka përdorur në këtë aferë kriminale edhe makinën private të ministrit të Brendshëm të asaj kohe për të dërguar drogë nga Shqipëria në Katania.

Adriatik Llalla e shmangu sot Tahirin, duke u distancuar publikisht prej tij, një personi që tani është përfshirë në hetimet e antimafias italiane.

Edhe nga PD iu kërkua publikisht që të mos e priste.

“Faktet dhe provat tronditese te lidhjes se Edi Rames dhe Saimir Tahirit me mafian e droges dhe armeve jane para syve te cdo shqiptari. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te mos takohet​ me te dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese per ta vene ate para pergjegjesise penale”, deklaroi Lulzim Basha.

Por Llalla nuk qe i vetmi që e la Tahirin në fatin e tij.

Atij ia ktheu shpinën edhe njeriu që e ngjiti në atë detyrë dhe e mbrojti për 4 vjet me radhë teksa opozita e akuzonte si personin që drejtonte të gjithë trafikun e kanabisit.

Përballë hetimeve serioze nga Italia, Tahirin e la në baltë edhe Edi Rama.

Deklarata e Ramës, e bërë nga Shkupi, ishte e ngjashme me atë që thoshte dikur përpara se të prangosej kryebashkiaku i tij i Vlorës, Shpëtim Gjika.

“Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”

Saimir Tahiri doli më i vetmuar se kurrë para publikut, në një tjetër përpjekje për të pastruar figurën nga akuzat e rënda që vijnë përtej Adriatikut. Ai përmendi disa herë familjen e tij, duke krijuar një situatë dhembshurie.

Me sytë gati në të lotuar sa nga tymi i krijuar nga paqartësia se çfarë e pret nga hetimet, por më shumë nga zhgënjimi se u la të përballet fillikat me opozitën që është zgjuar më agresive se kurrë dhe me një dosje voluminoze të Italisë, ai gjeti forcën për të thënë se s’pret të mbrohet nga askush, as nga kryeministri.

“Unë nuk kërkoj nga askush as të më besojë dhe aq më pak të më mbrojë publikisht. Më së pari nga kolegët e partisë, në parlament ose jo, në qeveri ose jo dhe nga kryeministri”.  

Zëri i doli i mbytur. Fjalët iu ngatërruan disa herë në tekstin që kishte parapërgatitur. Kokën e ngriti me vështirësi deri në nivelin e dritës së kamerave. Pranoi, në përpjekje për të gjetur mirëkuptim, se kishte gabuar që kushërinjve të largët u kishte shitur makinën, çka e kishte refuzuar më parë si gabim.

Ai e di se askush s’mund ta mbrojë nga një hetim i huaj, se i duhet të përballet me drejtësinë pa e pasur më privilegjin dhe  pushtetin e Ministrit të Brendshëm, se Edi Rama është i shtrënguar që kësaj here të mos mbajë anën e tij dhe se nuk do ta ketë më në krah si dikur kur bëheshin bashkë  për të sulmuar e kërcënuar prokurorë e gjyqtarë vendas, që kishin nisur të hetonin atë dhe “besnikët” e tij në Policinë e Shtetit. Sepse hetimet nuk po i bëjnë prokurorët e gjyqtarët që u hetonte vilat, por partnerët që për drogën e mbjellë në kohën e Tahirit kanë shpenzuar energji e para si asnjëherë më parë.  /Lapsi.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ish- oficeri Zagani: Suksese ne jete Saimir Tahiri, març me vete ate qe ta futi “de facto”…
Artikull pasardhës: Bashkia Shkoder homazhe në nderim të albanologut Robert Elsie

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.