Pas deklaratave të forta të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama Rama sa i takon debatit për listat e hapura. Përmes një mesazhi në rrjete sociale, kreu i qeverisë s’i ka kursyer ironitë sa i takon ofertës që lideri i PD-së theksoi se i kishte bërë Rama.
MESAZHI I RAMËS
Listat e hapura do fuskan krímìnélët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër, se paskam frikë nga humbja? Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!