
Krijohet një tjetër parti e djathtë. Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi janë themeluesit e partisë së fundit politike që do të regjistrohet në fillim të javës së ardhshme dhe do të mbajë emrin Bindja Demokratike.
Raportohet se deputetja Hajdari ka mbledhur grupin parlamentar të krijuar nga deputetët e rinj dhe është diskutuar mbi regjistrimin në zgjedhjet lokale. Pikërisht në këtë mbledhje u vendos edhe krijimi i Partisë Bindja Demokratike. Partia do të regjistrohet të martën në KQZ dhe Gjykatë.