Shpërthimi i një bombule gazi, ka rezultuar fatal për një çift të moshuarish që kanë përfunduar në spital. Sipas Policisë së Shkodrës, rrjedhja e gazit nga njl bombul, ka sjellë zjarrin, i cili jo vetëm ka dëmtuar disa orendi, por ka lënduar edhe dy persona të moshuar, 72 dhe 68 vjeç. Fatmirësisht, çifti i të moshuarve nuk ka humbur jetën, teksa kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku janë nën kujdesin e mjekëve. Për gjendjen e tyre, policia nuk jep detaje.
“Më datë 02.07.2018, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në banesën e shtetasit M.B., vjeç 72, nga rrjedhja e një bombole gazi, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa orendi dhe janë dëmtuar, shtetasit M.B., dhe S.B., vjeçe 68, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. /ShkodraWeb/