Deputeti Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë nga selia e PD-së sulmoi organet e vettingut, lidhur me seancën dëgjimore që u zhvillua sot nga KPK për vlerësimin pasurisë së kryeprokurores Arta Marku. Alibeaj në emër të PD tha se Marku është kamikazja e Ramës.
“Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje dhe pa asnjë ndërhyrje ecurinë e procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga organet përgjegjëse të rivlerësimit. Deri tani, kemi konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë patur të ndryshëm. E gjitha kjo ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht. Një provë e fortë mbi këtë u dha sot, ku radha për vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në prokurori.”, tha ai. /balkanweb.com/