Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas lajmit për shtimin e 12 rasteve të reja me virus në Shkodër. Menjëherë pasi është bërë publik lajmi, Ademi ka reaguar me një postim në faqen zyrtare në Facebook. “Rritje progresive e rrezikshme për qytetin” e ka cilësuar kryebashkiakja e Shkodrës, e cila ka bërë thirrje për sjellje të kujdesshme.
POSTIMI I VOLTANA ADEMIT
? Fatkeqësisht nata e sotshme po shënon një rritje të numrit të infektuarve, të konfirmuar nga testimi, në Shkodër. Një rritje progresive e rrezikshme për qytetin tonë!
? E lutja ime është për të gjithë! Të ndihmojmë secili vetëm me sjelljen tonë të kujdeshme! Distancimi e qëndrimi në shtëpi pakëson rriskun për pasojat për familjet tona, fëmijët e prindërit, për nënat e baballarët, gjyshërit, për të afërmit, për shoqërinë tonë, për jetën e qytetit tonê.
Bashkia Shkodêr, do të vazhdojë mbështetjen ushqimore dhe materialet higjienike çdo ditë. Përballja është e vështirë, por jo e pa mundur! Shëndeti është mbi gjithçka!
? #qendroneshtepi