Nderkohe qe numri i te prekurve me korona virus ne vend ka mberritur ne 304 persona, Shkodra eshte qyteti qe ka shenuar numrin me te larte te te infektuarve ne 24 ore. Zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli ka thene sot se 12 raste te reja jane konfirmuar ne Shkoder.
“Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren”- tha ajo.
Rakacolli theksoi se “Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.”.
Me tej, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i beri apel qytetareve qe të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
“Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”- tha Rakacolli.