Më datë 02.08.2018, rreth orës 12:31, në fshatin Spille, mjeti tip motorr, me drejtues shtetasin Donald Agolli, rreth 20- vjeç dhe pasagjere shtetasen, V. I., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit, shtetasi Donald Agolli, ka ndërruar jetë në Spital, ndërsa pasagjerja, shtetasja V. I., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.