(foto ilustruese) Një shtetas 76- vjeçar nga Shkodra, ka humbur jetën duke u ngjitur në katin e pestë të një pallati. Sipas policisë së Shkodrës, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, në shesh pushimin e katit të pestë të një pallati. Personi që ka mbetur i vdekur është banor i Gucisë së Re. Pavarësisht se bëhet fjalë për një vdekje natyrore, policia ia ka referuar materialet Prokurorisë.
“Më datë 01.08.2018, në lagjen “Skenderbeg”, në sheshpushimin e katit pestë të një pallati ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, shtetasi R. M., vjeç 76, banues në fshatin Guci e Re. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. /ShkodraWeb/