Ivan S, (43) nga Beogradi dhe Zoran J, (48) nga Kurshumlija janë arrestuar dje për shkak të rrëmbimit të tregtarit me pasuri të patundshme nga Prishtina Shaqir P, (50), për lirinë e të cilit kanë kërkuar nga partneri i tij 100 mijë euro, shkruan e përditshmja serbe Blic.
Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), dy personat janë arrestuar në Beograd nën dyshimin se kanë rrëmbyer 50-vjeçarin në zonën e Rashkës, ku më pas kanë kërkuar kompensim për lirimin e tij, shkruan Telegrafi./panorama/